PD AKUZA NDAJ KAS PËR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT

Partia Demokratike e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) për të rrëzuar kërkesën e saj për paraqitjen e provave të reja në lidhje me ankesat e 25 prillit.

Në një dalje për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi se këto prova që do të zbulonin masakrën zgjedhore të 25 prillit, nuk janë vënë dhe as nuk i vihen në dispozicion opozitës.

PD ka paraqitur një numër të madh provash mbi çdo aspekt të administrimit dhe procesit zgjedhor që ajo ka mundur të sigurojë shtoi Kaso.

Kaso theksoi se PD do të vazhdojë betejën në të gjitha kërkesat ankimore, jo vetëm në KAS, por edhe në të gjitha shkallët ankimore.

Lexoni dhe kete

ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister, u shpreh se Parlamenti Evropian …