PD AKUZA PËR BRAKTISJEN E SHQIPTARËVE JASHTË KUFIJVE

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Arben Kashahu, deklaron se qytetarët shqiptarë nuk duhet të braktisen nga shteti i tyre pse u gjendën të papërgatitur në kohën e shpërthimit të koronavirusit, cka solli mbylljen e kufijve ajrorë, detarë apo tokësorë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. PD e konsideron braktisjen e shqiptarëve jashtë kufijve të vendit si një dhunim flagrant i drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga vetë qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë që të mundësojë menjëherë që qytetarët shqiptarë që janë në kufirin tokësor me Greqinë apo Malin e Zi, të lejohen të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: RAMA DHE RILINDJA JANE TASHME E SHKUARA E ZEZE E KETIJ VENDI

Nga Izmira UlqinakuFryma e shpresës dhe e besimit te Partia Demokratike dhe opozita ndjehet në …