Përfaqësuesit e PD, Lindita Metaliaj dhe Belind Këlliçi, ishin me banorë të prekur nga përmbytjet në zonat e Lezhës dhe Mamurrasit.
Banorët pohojnë se dëmet janë të mëdha, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Ish deputetja Lindita Metaliaj bëri përgjegjëse qeverinë për braktisjen e banorëve.
Në Qarkun e Lezhës ndodhen nën ujë 2600 hektarë tokë, ndërkohë 30 familje janë evakuar.