Sunday , 27 September 2020

PD DENONCON VESHTIRESITE E FAMILJEVE TE PREKURA NGA TERMETI

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e situatës së vështirë në të cilen ndodhen familjet e prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019.

Sekretarja e degës së PD-së në Lezhë Alfrida Marku ishte në familjen Vuka, ku e zonja e shtëpisë tha se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier.

Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur.

Albina Vuka shprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj e cila është dëmtuar rëndë nga lekundjet sizmike.

Lexoni dhe kete

“NËSE KA VULLNET POLITIK, SHQIPËRIA MUND TË KETË ZGJEDHJE TË LIRA”

Nga Shkodra, ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, deklaroi se nëse ka vullnet politik, …