Saturday , 31 October 2020

PD: DËSHTIM I RREZIKSHËM NË JAVËN E DYTË TË SHKOLLËS

Partia Demokratike akuzon qeverinë për situatën në shkolla, të cilën e quan dështim teksa thotë se janë 160 mësues të infektuar me COVID-19.

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, deklaroi se Edi Rama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve të shkuara dhe ka lënë mësuesit e nxënësit në mëshirë të fatit.

Sipas saj, drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin, me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollave pa asnjë plan.

Sipas PD, nxënësit dhe mësuesit po përballen me disa problematika në shkolla.

Lexoni dhe kete

BEQAJ: I PA KËNAQUR NGA PËRFORMANCA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

“Nuk jam i kënaqur me jetën politike që bënë Këshilli Bashkiak i Shkodrës sot”. Ka …