Wednesday , 24 July 2019

PD DHE ALEATET ZBARKOJNE NE SHKODER, MBLEDHJE E JASHTEZAKONSHME

Partia Demokratike dhe aleatët nuk do të marrin pjesë në seancën e parë plenare për këtë sesion të ri parlamentar. Mësohet se në takimin e zhvilluar në selinë blu ku morën pjesë deputetët demokratë, kryetari Lulzim Basha si edhe aleatët e LSI-së dhe partitë e tjera të vogla është vendosur, që sot në orën 17:00, orar që përkon me nisjen e seancës në Kuvend, opozita të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.

Ky takim, njofton PD, vjen si një mesazh qendrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. Nga Partia Demokratike raportohet se: “Mbledhja në Shkodër si mesazh qendrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit, kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Çlirimi i qeverisjes nga krimi, prioritet absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar.”- mësohet të ketë qenë ky deklarimi i PD-së në përfundim të mbledhjes.

Vendimi i Partisë Demokratike vjen pas një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në dy muajt e fundit në Shkodër. Opozita do të zhvendoset në Shkodër, 2 ditë pasi në këtë qytet është vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku. Në dy muaj, në Shkodër ka 6 të vrarë dhe 2 të zhdukur, ngjarje këto ende pa autorë dhe të pazbardhura. Demokratët akuzojnë qeverinë si të lidhur me banda. Opozita pretendon se është qeveria që i mbështet këto banda.

Lexoni dhe kete

BASHA: DO TË HETOJMË GRABITËSIT E SHQIPËRISË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat u shpreh se kapja …