Wednesday , 12 August 2020

PD: DREJTUESIT E OSHEE- se TE PA AFTE PER MENAXHIMIN E SITUATES

DEKLARATA PD- SHKODER

“Operatori i Shpėrndarjes sė Eneregjisė Elektrike  Shkodėr po tregon edhe njė herė pa aftėsinė pėr menaxhimin e rrejtit tė shpėrndarjes sė energjisė elektrike. Drejtues tė sjell nga Tirana dhe qė punėn e bėjnė me korrepsondencė janė treguesi mė i mirė i kėtij keq-menaxhimi.

Dhjetra familje nė Shkodėr po detyrohen qė nė kėto ditė me temperatura tė ulėta tė vuajnė mungesėn e energjisė elektrike. 5 ditė qė familje tė tėra nė bllokun e banesave nė afėrsi tė Stacionit tė trenit nuk furnizohen fare me energji elektrike. Ndėrsa pėr riparimin e defektit deri mė tani nuk ėshtė munduar askush, pavarėsisht kėrkesave tė njė pasnjėshme tė banorėve.  Ėshtė rasti mė flagrant ku operatori i shpėrndarjes tregon mungesėn e seriozitetit dhe tė pėrkushtimit pėr tė bėrė punėn pėr tė cilėn paguhet nga taksat e qytetarėve tė Shkodrės. Njė mungesė totale e pėrgjegjėshmėrisė dhe e gatishmėrisė sė kėtij institucione dhe e drejtuesve militant tė cilėt janė sjellė nė Shkodėr jo pėr tė bėrė punonė por vetėm pėr zhvatur dhe burgosur shkodranėt. Dhe njė pa aftėsi totale pėr menaxhuar situata tė tilla, duhet ta paguajnė Shkodranėt.

Kėta drejtues me korrespondencė jo profesionit  dhe neglizhent ndaj detyrės, prej tė cilėve familje tė tėra duhet tė vuajnė mungesėn e energjisė elektrike, pa ēka se jemi nė mes tė dimrit. Tregojnė qartė se kjo qeveri dhe drejtuesit e institucioneve tė rekrutuar sipas teserės partiake mė sė paku kujdesen pėr qytetarin dhe se ēdo gjė tjetėr e kanė thjeshtė pėr fasadė.

Partia Demokratike I kėrkon OSHEE-sė Shkodėr tė kryej sa mė parė obligimin ndaj qytetarėve duke rivendosur nė gjėndje transformatorėt dhe linjat e furnizimit duke rikthyer energjinė elektrike ndaj kėtyre banorėve.”

Lexoni dhe kete

BASHA: TURIZMI, DEGA MƋ E GODITUR NGA PANDEMIA

Kreu i PartisĆ« Demokratike, Lulzim Basha, publikon pamje tĆ« plazheve tĆ« boshatisur, pasi sipas tij, …