PD: LARGIMI I 82 PUNONJESVE NGA SPITALI, ME PRAPAVIJE POLITIKE

DEKLARATE E PD- se SHKODER

Partia Demokratike del nė kėtė konferencė pėr shtyp pėr tė kundėrshtuar urdhėrin e Ministrit tė Shėndetėsisė i cili urdhėron shkarkimin nga puna tė 82 punonjėsve tė Spitalit Rajonal tė Shkodrės. Vendim ky me prapavijė tė qartė politike!  Ky ministėr pasi ka gllabėruar buxhetin e shtetit duke dhėnė tendera nė shkelje tė plotė me ligjin kompanisė qė e ka drejtuar vetė ai, tashmė synon qė pėrmes fshesės partiake tė largoi nga puna punonjėsit e kėtij spitali me tė vetmin qėllim, hapjen e vendeve tė punės pėr tė rekrutuar militantėt partiak.


Ilir Beqaj pasi dėshtuar si Ministėr nė pėrmirėsimin e kushteve dhe shėrbimeve nė Spitalin e Shkodrės tashmė pėrmes njė urdhėri tė fshehtė po flakė nė rrugė 82 punonjės, pa asnjė motivacion. Ky ėshtė vetėm fillimi pasi fshesa partiake e Ministrit Ilir Beqaj do pėrfshijė nė total 125 punonjės tė sektorit tė shėndetėsisė nė Shkodėr.


I bėjmė thirrje Ministrit tė Shėndetėsisė dhe Drejtuesve tė Spitalit Rajonal tė Shkodrės tė ndalojnė menjėherė kėtė veprim i cili godet direkt 82 familje Shkodrane, duke shkaktuar varfėri dhe duke rrezikuar edhe cilėsinė e shėrbimit nė Spitalin Rajonal tė Shkodrės. Partia Demokratike mbėshtet fuqishėm protestėn e punonjėsve tė Spitalit Rajonal tė Shkodrės dhe inkurajon gjithė punonjėsit e shėndetėsisė tė mos ndalen pėrballė asnjė presioni apo shantazhi nė realizimin e tė drejtave tė tyre tė garantuara nga ligjet e kėtij vendi.

Lexoni dhe kete

MEDIU: NƋ ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, QYTETARƋT TƋ SHOHIN INTERESAT E TYRE

Kreu i PR, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorĆ« tĆ« zonĆ«s sĆ« Levanit tĆ« …