Wednesday , 11 December 2019

PD- LEZHE: SITUATA ENERGJITIKE PROBLEMATIKE

Nderprerjet e energjisë elektrike jane kthyer ne nje shqetesim ne lezhe, ndersa se fundmi punimet qe po kryhen nga OST-së për shtrimin e fibrës optike e ka shtuar kaosin. Kjo situate eshte denoncuar edhe nga partia demokratike ne lezhe, e cila nepermjet sekretarit te pergjithshem Soviljan Kosova ka bere te ditur se kjo gjendje ka sjelle paralizimin e punes ne shume institucione shteterore, po demton biznesin si dhe po rendon situaten e familjeve te ketyre zonave.

Ne deklaraten e tyre per mediat, Partia Demokratike ne Lezhe ka bere te ditur se nuk eshte marre asnje mase per te lehtesuar kete gjendje te krijuar, ndersa ka shtuar se mungon transparenca me qytetaret, Ndersa demi qe po u shkaktohet bizneseve eshte shume i larte, por nderkohe po le pa te ardhura shume familje, qe prej ditesh nuk frekuentojne vendet e punes pershkak se mungon energjia elektrike.

Nderprerjet qe zgjasin nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 16 te pasdites kane vijuar qe prej dites se premte, por i vetmi informacion per qytetaret eshte fakti se kjo situate do te zgjase te pakten deri ne mes te muajit prill.

Lexoni dhe kete

BARDHI I DREJTON 5 PYETJE KRYEMINISTRIT RAMA

Me anĂ« tĂ« njĂ« deklarate pĂ«r mediat, sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PD, Gazment Bardhi, ka …