Teksa partia demokratike ne Tirane ka caktuar drejtuesit e fushates elektorale per zgjedhjet e vitit 2017 ne te gjitha deget e vendit, ne seline blu te Malesise se Madhe ka nisur nje tjeter faze e rendesishme. Partia demokratike Dega Malesi e Madhe ka nisur pergatitjet per te shkuar drejt zgjedhjeve per kryetarin e partise demokratike te kesaj dege.
Burime nga selia blu bejne te ditur se eshte caktuar grupi I punes ndersa pritet qe deri ne muajin Korrik zgjedhjet te jene te perfunduara. Ndonese ende nuk ka emra konkrete per kandidaten qe synojne kete post perfliten emrat e atyre te cilet kane dhene kontribute dhe qe kane qene me afer struktures gjate ketyre viteve.
Po ashtu kjo kjo dege e partise demokratike eshte ne riorganizimin pas zgjedhjeve te vitit 2015. Si pjese e ketij riorganizimi vjen edhe zgjedhja e kryetarit te ri te Partise Demokratike. Nje zgjedhje e cila do te mbledhe strukturat dhe do te forcoje me tej partine demokratike ne Malesi te Madhe me qellim perfaqesimin sa me te denje ne zgjedhjet e vitit 2017. Aktualisht ne postin e kryetarit te partise demokratike ne Malesi te Madhe eshte Pjerin Spathari.