Thursday , 29 October 2020

PD: MËSUESIT PO SHFRYTËZOHEN SI SKLLEVËR

Partia Demokratike jep alarmin se nëse qeveria nuk financon shkollat do të rritet numri i analfabetëve funksionalë.

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me një mbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondet për shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve.

Mehmeti shtoi se Partia Demokratike inkurajon çdo mësues që të refuzojë keqtrajtimin dhe shfrytëzimin që i bëhet punës dhe mundit të tyre, pasi pas 25 prillit, gjërat do të ndryshojnë për mirë.

Lexoni dhe kete

BASHA: PACIENTËT ME COVID-19 NUK KANË KU TË PËRPLASEN

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë. …