Tuesday , 16 August 2022

PD ne mbeshtetje te banoreve prane Stadiumit!

Partia Demokratike është në mbrojte të banorëve të zonës së stadiumit ku pritet të ndërhyjë INUK- u, ky fakt është bërë I ditur gjatë mbledhjes së grupselsionit nr- 4, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari selisë blu në Shkoder Ramiz Çobaj si dhe deputetët Helidon Bushati dhe Voltana Ademi.

Përpara grupseksionit nr-4, deputëtet Ademi dhe Bushati e cilësuan si të paligjshme veprimet e INUK që pritet të ndërmarrë në qytetin e Shkodres.

Në këtë takim qytetarët në bashkëbisedim me krerët e PD- së ngrenë zërin kundër dhunës, padrejtësisë, arbitraritetit e selektivitetit, kundër rritjes së taksave e pamundësisë për mbijetesën e biznesit të vogël, për papunësinë në rritje, për pasigurinë e rendin publik të kërcënuar, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe kundër veprimeve arbitrare e të jashtligjshme të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, duke kerkuar fuknsionimin ligjor te shtetit dhe të institucioneve!

Lexoni dhe kete

PD: BORDET E TRANSPARENCËS BASHKËPUNËTORË NË VJEDHJE

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Bordit të Transparencës përsa i përket lëvizjes në çmime të …