Friday , 30 October 2020

PD NIS FUSHATËN ELEKTORALE

Ka nisur faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Procesi i votimit të kandidatëve që dolën nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave ka nisur në qytetin e Kukësit ku po zhvillohet votimi për 17 kandidatë nga ky qark ku dalin 3 mandate.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se me këtë proces qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të shikojnë dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit në ikje, që kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij.

Sipas Bardhit, ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por është i rëndësishëm për Shqipërinë sepse jep një model demokratik për mënyrën se si funksionon një parti politike.

Ndërkohë, sic është bërë e ditur edhe më herët procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Shkodër do zhvillohet me 30 shtator.

Lexoni dhe kete

BASHA: PACIENTËT ME COVID-19 NUK KANË KU TË PËRPLASEN

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë. …