Thursday , 1 October 2020

PD NIS PERGATITJET PER PROJEKTLIGJIN PER DEKOMUNISTIZIMIN

Partia Demorkatike ka nisur punën mbi përgatitjen e projektligjit të dekomunistizimit në Shqipëri.Për këtë qëllim deputetët Aldo Bumci dhe Enkelejd Alibeaj zhvilluan një takim me kreut Shoqatës Antikomuniste dhe Ish të Dënuarve Politik, Nebil Çika.

 “Ajo që ne këmbëngulim është implementimi, qoftë si qasje apo inisiativë ligjore e rezolutës së BE për njësimin e krimeve të komunizimit me ato të nazizmit. Ky do të jetë hapi i parë. Gjithashtu është parashikimi si vepër penale e këtij krimi, pasi shumica e vendeve ish-komuniste e kanë bërë. Për herë të parë shoqata do të jetë pjesë integrale e hartimit të ligjit” – theksoi Çika

Pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike nisi konsultimet dhe me aleatët, ku parashikoi paraqitjen e draftit në kuvend. Në krye të përgatitjes së projektit është vendosur deputeti Enkelejd Alibeaj

Lexoni dhe kete

BASHA THIRRJE RAMËS: ZBATO PLANIN E PD PËR RIMËKËMBJEN

Kreu demokrat, Lulzim Basha, pas përfundimit të takimit me biznesin e vogël në një dalje …