Saturday , 26 September 2020

“PD NUK FUTET NE ZGJEDHJE ME RAMEN KRYEMINISTER”

Partia Demokratike do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i cili miratoi edhe 3 propozimet e tij. Sipas Bashës, PD angazhohet të pamundësojë një tjetër skenar kriminal zgjedhor, si ai i zgjedhjeve 2017.

Largimi i Edi Ramës është kushti i parë dhe i panegocueshëm për nisjen e dialogut politik me PS, dialog i cili duhet të çojë drejt një qeveria tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ana tjetër, kreu i PD bëri me dije se protestat do të vijojnë dëri në largimin e kryeministrit Rama.

Lexoni dhe kete

PËRGATITJET PËR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT

Te Partia Demokratike dega Shkodër vijon puna për zgjedhjet e 25 prillit. Tashmë kjo forcë …