Sunday , 8 December 2019

PD NXJERR DOKUMENTET PËR VALDRIN PJETRIN

Partia Demokratike publikoi këtë të marte kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Sipas dokumentit të marrë nga sistemi i Kuesturës së Firences, i cili u bë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003.

Po sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Bardhi akuzoi Ramën se përmes heshtjes po mbron Valdrin Pjetrin nga drejtësia. Madje ai shtoi, se Edi Rama u njoftua nga partnerët ndërkombëtar për dënimin e Pjetrit dhe këtij të fundit në bazë të ligjit të ekriminalizimit i ndalohet të ushtrojë funksion publik.

Lexoni dhe kete

META ME KRITIKA PËR RAMËN DHE NDËRKOMBËTARËT

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur me tone të ashpra pas takimit me ish-presidentin …