Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

PD PËRSHËNDET QËNDRIMIN E KiE-s, BARDHI: RAMA PO ZGJAT AGONINE E TIJ

Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e delegacionit të Këshillit të Europës që vizitoi Tiranën pak ditë më parë dhe më pas pati një raport për situatën në vend dhe 30 qershorin. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se që prej zgjedhjeve të manipuluara të 2017 shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime që përfaqëson interesin e tyre dhe as një pushtet lokal që prej 30 qershorit që të punojë për interesin e tyre.

Sipas Bardhit, Edi Rama nuk mund të sillet si struci dhe të bëjë sikur kriza në Shqipëri nuk ekziston. Duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike, Edi Rama vetëm sa zgjat agoninë e tij, pasi fundi politik i kryeministrit të votave të vjedhura është i parathënë në çdo sondazh. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin.

Lexoni dhe kete

META: DO MARRIM ME QETËSI ÇMONTIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT

Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti. Presidenti Ilir Meta ka vijuar …