3 javët e pushimeve të gjata dimërore për shkollat e kanë bërë të qartë për të gjithë se qeveria e Edi Ramës është qeveria më e keqe që ka patur ndonjëherë Shqipëria.
Shprehet kështu ish deputetja e PD, Albana Vokshi, në një prononcim nga selia blu. Sipas Vokshit, po provohet se Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar efektet e pandemisë në arsim.
Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën shtoi Vokshi.
Sipas PD, sot 38 mijë mësues dhe edukatorë janë të lodhur dhe të zemëruar me Edi Ramën.