Sunday , 29 November 2020

PD: SHËNDETËSIA ËSHTË NË GJENDJE KOLAPSI

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për vdekjen e një qytetari në dyert e spitalit. Sipas PD, vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror. Shëndetësia është në gjendje kolapsi.

Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike thekson ish deputetja Orjola Pampuri.

Kjo qeveri e paskrupull, e cila edhe në momentet më të vështira, nuk u përgjigjet qytetarëve, por vijon aferat korruptive dhe tenderat sekrete. Prandaj, Ogerta Manastirliu duhet të largohet sipas Pampurit.

Për PD-n, Edi Rama refuzon me kokëfortësi të marrë vendime në interes të qytetarëve, sepse ai as nuk di dhe mbi të gjitha, nuk do.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …