Wednesday , 19 December 2018

PD- SHKODER: DEMTOHET AUTOMJETI I KRYETARIT TE PD- se NE FIERZE

Partia Demokratike e Shkodrës bën me dije se persona të pa identifikuar kanë dhunuar automjetin e kryetarit të PD-së në njësinë administrative të Fierzës, Gjin Pjetra. Sipas deklaratës, ata i kanë shpuar gomat me mjete prerëse si dhe i kanë thyer xhamat.

“Partia Demokratike i bën me dije të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, se këto akte kriminale që po përpiqen të prishin rendin dhe qytetarinë me thyerje xhamash e makinash dhe dëmtime gomash, jo vetëm që nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre, por ato do të marrin edhe ndëshkimin e merituar para autoritete përkatëse”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve përgjegjëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj.

Lexoni dhe kete

VOTIMET, ZGJEDHJET VENDORE NE 2019/ JA SA SHQIPTARE MUND TE VOTOJNE

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet vendore, të …