PD SHKODER FTON QYTETARET PER PROTESTEN E 25 MAJIT

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Demokratike dega Shkodër ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 25 majit në kryeqytet. Kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli tha se po protestojmë për të ardhmen tonë më të mirë. Po protestojmë për shumë arsye të cilat ju tashmë i dini sepse të gjithë i vuajmë njësoj në kurriz, pasojat e kesaj keq qeverisjeje theksoi Amuli.

Amuli shtoi se PD nuk do të bëjë asnjë hap pas, duke humbur kohën me dialogje të pavlera. Beteja që kemi nisur është pa kthim dhe koha do të tregojë që kjo betejë do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane shtoi kryetari i PD Shkodër.

Opozita e bashkuar do të organizojë të shtunën e 25 majit protestën e radhës në ora 19:00 përballë kryeministrisë.

Lexoni dhe kete

BASHKIA LEZHE ZBATON DEKRETIN E PRESIDENTIT

Shkresa dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambjenteve ku janë vendosur KZAZ dhe …