Sunday , 8 December 2019

PD SHKODËR PËRKUJTON KRYENGRITJEN E POSTRIBËS

Partia Demokratike Shkodër përkujton Kryengritjen e Postribës. “Me 9 Shtator 2019 kujtojmë 73 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste, atë të Postribës. 73 vite më parë rrethi i Shkodrës, si gjithmonë pararojë e ndryshimeve të mëdha nuk mund të duronte më gjatë komunizmin i cili po u përdhoste e shkelte në mënyrë brutale nderin, liritë e të drejtat e tyre.

Me 9 shtator të 1946-ës kryengritësit sulmuan burgun e Shkodrës me qëllim lirimin e të burgosurve politikë. Kjo revoltë popullore u shtyp nga sistemi diktatorial komunist me dhunë e përgjakje, e përveç kësaj u përcoll me pushkatime, burgosje e internime.” – shkruhet në njoftimin e PD Shkodër.

Me këtë rast, PD Shkodër fton qytetarët që të bëhen pjesë e ceremonisë përkujtimore, me datë 9 Shtator 2019, ora 10:00, në oborrin e njësisë administrative Postribë, pranë Memorialit që e bën të pavdekshme këtë kryengritje.

Kryengritja e Postribës që nisi më 7 shtator 1946, është një nga lëvizjet e para të armatosura antikomuniste, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë bllokun lindor. Edhe pse dështoi për të qenë një kryengritje serioze me ndikim të gjerë, pasojat që la për pushtetin komunist ishin të rënda dhe që nga ajo periudhë nisën reprezaljet më çnjerëzore.

Pas shtypjes së lëvizjes, nisën edhe proceset ndëshkimore gjyqësore dhe për Kryengritjen e Postribës njihen disa procese të shkëputura nga njëra-tjetra, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve. Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …