Friday , 17 September 2021

PD: SITUATË E RËNDË ME COVID-19 NË SHKOLLA

Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve dhe të nxënësve që janë infektuar me virusin Covid-19 është në rritje eksponenciale.

Kështu u shpreh në një komunikim live ish deputetja e PD, Albana Vokshi, që theksoi se shkollat në 90% të tyre janë pa kushtet minimale higjieno sanitare.

Sipas Vokshit, Edi Rama, nuk ka prioritet as mësuesit, as nxënësit, prioriteti i vetëm është që paratë e buxhetit të shtetit të dërgohen në parajsa fiskale, të dërgohen në xhepat e oligarkëve.

PD kërkon që qeveria të angazhohet më shumë në këtë situatë në shkollat e vendit.

Lexoni dhe kete

LARGIMI I BERISHËS NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD, FRPD KËRKON REFERENDUM NË PARTI

Anëtarë të kryesisë së FRPD-së kanë nisur mbledhjen e firmave për të çuar në referendum …