PD: STAFI I DEPUTETIT TE LSI- se DHUNOI DREJTORIN E SPITALIT

Deklarata e Kreut te PD- se Ramiz Çobajt!

Sikur te mos mjaftonin problemet qe ka spitali rajonal Shkodres,  (si kushtet e veshtira te punes e trajtimit te semureve, mungesa e  laboratoreve, godina e spitalit jashte standartit, mungesa te theksuara ilacesh baze apo mungesa e  veshjeve sherbimi nga me elementaret), atij  qe dje iu eshte shtuar edhe nje problem tjeter i madh:  se shpejti te semuret e Shkodres mund te mbeten edhe pa godine spitali, pasi po tentohet te privatizohet nga Deputeti i LSI-se, ne bashkepunim edhe me kandidaten e maxhorances.

Refuzimi nga ana e Drejtorit te Spitalit, ka provokuar edhe dhunen fizike ndaj tij, nga stafi shoqerues i deputetit dhe kandidates, gje qe e ka detyruar Drejtorin te jape dorheqje. Doreheqja e Drejtorit ka bere qe perkohesisht te ndalohet  realizimi i ketij privatizimi te kundraligjshem, por edhe ka shpetuar per momentin largimin nga puna, me liste,  te 20 punonjesve  qe Deputeti i LSI-se dhe kandiadatja e saj i kane lene mbi tavoline Drejtorit.

Ky akt, tregon degjenerimin e thelle politik te maxhorances se sotme, per te futur duart kudo dhe ne cdo gje, mosrespektimin e ligjit, perdorimin e presionit dhe dhunes jo vetem ndaj qytetarit te thjeshte por edhe brenda radheve te saj.

Ne si PD e denojme kete akt dhe i kerkojme qe ti  mbajne duart larg pasurise dhe administrates publike.

Lexoni dhe kete

PD KUNDĂ‹R ZGJEDHJEVE ME 30 KORRIK NĂ‹ UNIVERSITETE

PĂ«rveç studentĂ«ve, edhe Partia Demokratike ka dalĂ« kundĂ«r vendimit tĂ« ministrisĂ« sĂ« arsimit pĂ«r zhvillimin …