Saturday , 14 December 2019

PD: Tė hėnėn nė orėn 11.00, aksioni i parė kundėr tiranisė sė ēmimit tė karburantit

Partia Demokratike vijoi dhe sot me denoncimin e taksave tė larta nga ana e qeverisė.  Sipas Deputetes sė PD-sė, Voltana Ademi, ekzekutivi i drejtuar nga Kryeministri Rama, me politikėn e taksave tė larta e tė pėrsėritur, ėshtė pėrgjegjėsi dhe shkatari kryesor i cmimit tė lartė tė karburantit qė po varfėron shqiptarėt duke rritur koston e jetesės.

“Qytetarėt e vendit, janė sot tė vendosur pėr tė luftuar kundėr tiranisė sė ēmimit tė karburanteve. Nuk mund tė pranohet qė shqiptarėt tė jenė delja e zezė e Europės me cmimin mė tė lartė tė naftės dhe benzinės nė gjithė rajonin e nė gjithė kontinetin, vetėm sepse kėshtu ka vendosur Edi Rama me taksat e tij.
Grafika tregon taksat qė merr qeveria nė njė litėr naftė i cili ėshtė mė i larti sot nė Europė, qeveria merr 1008 lekė taksa. Ndaj tė hėnėn qė po vjen, nė orėn 11.00 paradite, nis aksioni i parė popullor pėr tė kundėrshtuar kėtė kurs tė qeverisė qė po varfėron cdo ditė qytetarėt.Tė hėnėn nė orėn 11.00, drejtuesit e mjeteve motorrike do tė ndalin makinat e tyre pėr 5 minuta nė shenjė proteste.
Fermerėt protestojnė pėr ēmimin e lartė dhe i kėrkojnė llogari qeverisė se pėrse ata paguajnė 60% taksa nė njė litėr karburant. Pėr kėtė arsye produktet bujqėsore sot janė mė shtrenjte e qytetaret po vuajnė pasojat e ketyre cmimeve.Bizneset, protestojnė sepse pasi qeveria i asfiksoi me lloj-lloj taksash, ka vendosur qė t’i marrė dhe frymėn e fundit duke e rritur me 240 lekė nė dy vjet taksėn e qarkullimit. Qytetarėt, dhe cdokush qė ka njė makinė, apo qė po vuan sot koston e shtrenjtuar tė jetesės pėr shkak tė cmimit tė naftės, proteston sot, pasi qeveria e lidhur me interesat e klientelės sė saj tė naftės, po refuzon tė dėgjojė zėrin e tyre”, u shpreh ajo.
Janė kėto arsyet, qė PD paralajmėron se tė hėnėn paradite nė orėn 11.00, do tė nisė aksioni i parė qytetar nė shenjė proteste ku pėr 5 minuta do tė fiken makinat.
“Shqiptarėt do protestojnė tė hėnėn paradite nė orėn 11.00, sepse paguajnė 10% tė portofolit tė tyre tė pėrditshėm bruto pėr karburant, 5% mė shumė se sa kroatėt, 6% mė shumė se sa Hungarezėt, 7% mė shumė se sa grekėt. Ndonėse tė ardhurat tona mesatare janė shumė herė mė te ulėta se sa e kėtyre vendeve, ne jemi kampionė, pėr sa i pėrket taksės qė paguajmė. Shqiptarėt do tė protestojnė tė hėnėn paradite nė orėn 11.00, sepse paguajnė mė shtrenjtė cdo produkt vetėm si pasojė e rritjes se cmimit te karburantit. Dhe qeveria e Edi Ramės merr nga xhepat e qytetarėve cdo vit 56 milionė dollarė taksa vetėm nga nafta. Ky ėshtė vetėm fillimi i njė aksion qytetar qė duhet tė vėrė nė lėvizje secilin prej nesh. Partia Demokratike do tė jetė nė krah tė shqiptarėve dhe kauzės sė tyre tė drejtė, derisa qeveria tė marrė masa pėr uljen e taksave dhe uljen e cmimit tė karburanteve.Pra aksioni nis tė hėnėn, nė orėn 11.00 paradite duke ndalur secili makinat pėr 5 minuta”, vuri nė dukje deputetja e PD.

Lexoni dhe kete

ā€œ8 DHJETORI, DITA E RINISƋā€, BASHA: TƋ ƇLIROJMƋ SHQIPƋRINƋ NGA KTHETRAT E KORRUPSIONIT

Kreu i PartisĆ« Demokratike, Lulzim Basha, e kujton ndryshe kĆ«tĆ« 8 Dhjetor, teksa vendi ndodhet …