Sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, ka shkuar në Thumanë për të denoncuar vjedhjen e fondeve të Rindërtimit për shkollën ”Ramazan Jangozi” sipas PD.
Gjata thotë se pak muaj para tërmetit shkolla u rikonstruktua me 587 milionë lekë, teksa pak javë më vonë tërmeti e dëmtoi dhe fadromat e rrafshuan për të fshehur vjedhjen e parë.
Sipas Gjatës, deri tani në këtë shkollë janë kryer 30% e punimeve, ndërsa paralajmëron se shumë shpejt hajdutët do të dalin para drejtësisë.