PD VOTON PER ZGJEDHJEN E KRYETARIT TE RI

Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të saj. Në garë për këtë post janë kreu actual Lulzim Basha dhe Eduard Selami. PD dega Shkodër ka hapur dy qëndra votimi në selin e saj, me qëllim shmangien e pritjeve për 4970 anëtarët me të drejtë vote. Sipas Ramiz Çobaj kryetar I PD Shkodër procesi po vijon normalisht.

Ka psur edhe probleme me personat anëtarë të PD-së të cilët nuk kanë gjetur emrin në listë, për shkak të mos rinovimit të kartes së anëtarësisë, por që sipas kryetarit Çobaj me një udhëzim nga Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, kjo cështje është zgjidhur.

Në qarkun Shkodër janë hapur edhe 4 qëndra votimi tjera, sin ë Malësi të Madhe, Pukë, Fushë Arrëz dhe në Vaun e Dejes.

Lexoni dhe kete

PAA NIS PERGATITJET PER ZGJEDHJET LOKALE

Nga shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim …