PEDONALE, GJOBE PER ÇDO MJET TE PARKUAR

Polica rrugore kete te premte ka zbarkuar ne oborrin perpara Bashkise Shkoder duke vendosur gjoba per cdo mjet te parkuar. Sic duket apeli i policise per te mos zaptuar pedonalen dhe sheshin perpara Bashkise Shkoder nuk ka mjaftuar, keshtu qe policia rrugore ka nisur nje aksion me qellim sensibilizimin e drejtuesve per te mos parkuar ne vende jo te lejuara.

Prej kohesh Sheshi perpara Bashkise Shkoder ishte kthyer ne parking jo vetem te punonjesve te Administrates por edhe te qytetareve. Dhjetera mjete te parkuara aty, edhe punonjes te Bashkise Shkoder apo institucioneve ne varesi nuk kane bere perjashtim nga gjobat sot.

Policia rrugore tashme eshte e qarte ne aksionin e saj, gjobe per cdo parkim perpara Bashkise Shkoder. Pavarsisht ketij aksioni, nuk mund te thuhet e njejta gje per pedonalen afer “kafes se madhe” . Aty ku mjetet vijojne te bllokojne rrugen, kryesisht gjate orarit te drekes.

Lexoni dhe kete

LEZHE, OSHEE NDERHYRJE NE TROSHAN DHE KRAJEN

Njesia e Operatorit të Shpërndajes së Energjisë Elektrike në Lezhë, po vijon punen për përmiresimin …