Saturday , 25 November 2017

PEDONALE, PISTONAT ELEKTRONIKE VENDOSEN NE FUNKSION

Bashkia Shkoder ka reaguar pas kronikave te trasmetuara per kalimin e automjeteve ne orare te palejuara ne pedonalen kryesore te qytetit. Keshtu, eshte bere e mundur vendosja ne funksion e 4 pistoneve elektronike ne hyrje te pedonales. Me qellim ndalimin e automjeteve kur nuk lejohet kalimi i tyre. Prej 2 ditesh pistonet qendrojne te ndezur kur eshte i ndaluar kalimi i automjeteve ne pedonale. Por, ajo qe te ben çudi eshte fakti se perseri automjetet mund te futen ne pedonale. Kjo pasi anesoret e ketyre pistoneve elektronike kane hapesire te mjaftueshme per te hyre ne pedonale. Pamjet e filmuara e deshmojne nje fakt te tille.

Nga ana tjeter, kryebashkiakja e Shkodres kerkon me shume angazhim nga policia rrugore persa i perket levizjes ne pedonale, por edhe parkimit te automjeteve ne rruget e qytetit te Shkodres. Me ane te nje postimi ne faqes zyrtare te Bashkise Shkoder shkruhet se policet rrugore krijojnë me shumë probleme se sa zgjidhin punë. “Janë në territor dhe bëjnë sikur nuk shohin që ka parkime dyshe në çdo rrugë, që parkohen makina në vende që nuk lejohet parkimi e perkundrazi është rrugë e destinuar për biçikleta. Janë në territor dhe nuk veprojnë kur qytetarët nuk mund të kryejnë shërbimet e veta për shkak të bllokimit të rrugës në mënyrë të padrejtë.Në shumë rrugëve prej vitesh janë parkuar në mes të rrugës makinat “për shitje”. Edhe pse Bashkia ka vënë në dispozicion karroatrecet përkatës për të liruar hapësirën publike, drejtoria e policisë akoma nuk gjen hapësirë për t’i zhvendosur këto makina. Situata e trafikut në Shkodër është e parregulluar. “- shkruhet ne faqen zyrtare te Bashkise Shkoder.

Lexoni dhe kete

BANORET E THETHIT: KERKOJME TAPITE, PO NA GJOBISIN!!!

Banoret e Thethit kërkojnë tapitë e pronave, të trashëguara nga të parët e ku kanë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin