Friday , 23 October 2020

PEDONALJA E SHKODRES KTHEHET NE RRUGE AUTOMJETESH

Edhe pse eshte e kufizuar me orare levizja pergjate pedonales ne qytetin e Shkodres, drejtuesit e automjeteve levizin pa probleme dhe te pashqetesuar ne kete pedonale. Por, situata behet me shqetesuese pergjate fundjaves, ku qytetare te shumte kalojne ne kete pedonale ngjitur me automjetet. Nga ana tjeter, Bashkia Shkoder, por edhe policia rrugore, nuk nderhyjne aspak per te marre masa ndaj ketij fenomeni. Vete qytetaret te pyetur nga Tv Rozafa rreth ketij shqetesimi shprehen se levizja e automjeteve ne pedonale gjate fundjaves eshte e gabuar. Madje, ka prej atyre qe mendojne se as me bicikleta nuk duhet levizur ne pedonale gjate fundjaves.

Ashtu sic shihet edhe ne pamje, te filmuara paraditen e kesaj te Shtune, automjete te shumta levizin ne pedonale dhe vihet seriozisht ne rrezik jeta e qytetareve, pasi ka edhe prej atyre qe levizin me shpejtesi te madhe. Prandaj, eshte e nevojshme nderhyrja nga Bashkia Shkoder, qe nuk duhet te qendroje indiferente ndaj ketij fenomeni, qe egziston prej kohesh. Kalimi ne fundjave ne pedonale eshte i ndaluar nga ora 09:00 deri ne oren 13:00 dhe nga ora 17:00 deri ne oren 22:00.

Lexoni dhe kete

100-VJETORI I LINDJES SË SHËN GJON PALIT TË DYTË

Kisha Katolike Shkodër ka organizuar një meshë pasditën e së enjtes me rastin e 100-vjetorit …