Wednesday , 13 June 2018

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me mijera pelegrinj, nga e gjitha Shqiperia por edhe jashtë sajë nisen rrugen e pelegrinazhit që prej oreve të para të mëngjesit, për të kaluar naten në këtë vend të shenjte, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.Pelegrinj të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojne tek kisha e Laçit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambjentëve të kishen kanë qëndruar në gadishmeri 2 autoambulanca.Ne këtë vend të shenjtë në ditët festive 12 dhe 13 qershor numri i pelegrinëve shkon në afro 1 milionë.Pavarësisht prezences së shtuar të policisë, udhëtimi drejt qytetit të Laçit është shoqëruar me bllokim të qarkullimit përshkak të numrit të lartë të automjeteve.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E TERMINALIT TE AUTOBUSEVE

Shkodra është një nga ata qytetet që nuk ka një terminal autobusësh. Me ardhjen e …