PEMET DEKORATIVE PENGESE PER QARKULLIMIN NE SHKODER

Nevoja që një qytet të ketë mushkëritë e veta është e domosdoshme, e kjo arrihet kur ai ka mjaftueshëm gjelbrim. Në qytetin e Shkodrës, gjelbrimi është një pengesë serioze për qarkullimin nëpër rruget e Shkodrës. Sic eshte sheshi Isa Boletini.

Situata përkeqësohet edhe në segmente tjera rrugore sic është rruga dalëse nga Shkodra ku edhe frekuentimi është mjaft i lartë, ndërsa edhe këmbësoret dhe bicikletat si pjesëmarrës në qarkullim nuk rrezpektojnë rregullat. Pemet dekorative i japin një pamje krejt ndryshe qytetit, mjafton që ato ti shohesh dhe cdo gjë duket shumë bukur e sistemuar.

Por të ecësh me veturë duhet shumë kujdes, pasi pishat në trafikndarësen në qëndër të qytetit kthehen në një pengesë serioze, madje edhe në shkak për aksidente, nëse drejtuesi i mjetit por edhe pjesëmarrësit tjerë në qarkullim nuk kanë kujdes. Qarkullimi në Shkodër është një sfidë më vete, kjo pasi në njërën anë rregullat e pjesëmarrjes në qarkullim nuk rrespektohe as nga këmbësorët e as nga bicikletat.

Ndërsa pemet dekorative pavarësisht kujdesit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e tyre, janë një rrezik si për drejtuesit e mjeteve motorrike si për këmbësore.

Lexoni dhe kete

EDICIONI I 10-të I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”

Në edicionin e tij të 10-të, aktiviteti “Shkodra Jazz Festival” vjen përsëri në qytetin e …