Wednesday , 25 April 2018

“PENALITETET TEK SUBJEKTET E NDRYSHME JANE MINIMIZUAR”

Pa paralajmerim nuk do te kete me kontrolle blic nga drejtoria rajonale e tatim-taksave Shkoder. Nje gje e tille u be e ditur nga drejtori i ketij institucioni, Hysen Hysaj. Hysaj shtoi se ne rast se subjektet paraqesin nje rrisk te evazionit fiskal subjekti lajmerohet 30 dite para per te bere rregullimin e situates.

Hysaj u ndal edhe tek penalitetet, teksa theksoi se jane minimizuar dhe se detyra e tatim-taksave eshte ta ndergjegjesoje nje subjekt qe te zbatoje ligjin.

Sipas kreut te drejtorise rajonale tatim-taksave Shkoder, viti 2017 ka nisur me ndryshime te subjektet, qe jane ndergjegjesuar ne krahasim me nje vit me pare.

Lexoni dhe kete

MINISTRIA E FINANCAVE I PËRGJIGJET PD PËR INVESTIMET E HUAJA: 2 MLD EURO NË DY VITE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se investimet e …