PENALIZIMI PER SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE, KAOS PRANE SHERBIMIT SOCIAL

Lenia jashte skemes se re te ndihmes ekonomike te shume familjeve ka sjellur edhe rradhe prane drejtorise se Sherbimit Social ne Qarkun Shkoder. Shume pjesetare te familjeve te ndryshme kane kerkuar sqarime nga sherbimi social. Per kete, drejtoria e kesaj drejtorie ne Qarkun Shkoder, Valbona Tula, thote se mungesa e informimit nga administratoret e bashkive te Qarkut Shkoder ka penalizuar shume familje. Administratoret duhet te kerkonin ndihme te bashkite e tyre per staf shtese.

Por, Tula ka nje apel per ato qe kane mbetur jashte listes per muajin shkurt te aplikojne nga data 1 deri me 10 mars per kete muaj.

Sipas Tules, çdo ankese e qytetareve eshte derguar prane ministrise dhe ata qe do te aplikojne per muajin mars u mjafton vetem karta e identitetit.

Lexoni dhe kete

KUR DO TE NDERHYHET PER RRUGEN E DRISHTIT?

Është premtuar disa herë, por vetëm premtime kanë marrë. Banorët e fshatit Drisht në Njësinë …