PENALIZOHEN MOTORRAT E UJIT NE VELIPOJE

Kanë paguar gjitha detyrimet, ndërsa sezoni turistik ka mbi një muaj që ka nisur pronarët e motorrave të ujit në zonën e Velipojës nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin  e tyre. Shkak është  mungesa e caktimit të zonës së lëvizjes së tyre në ujë, udhëzim ky i cili deri tani nuk është vënë në zbatim nga ana e njësisë vendore. Ata shprehen se kemi paguar gjitha detyrimet ndaj shtetit që kapin shifren e 4 milion lekëve të vjetra, ndërsa sezoni turistik është koha kur ne sigurojmë të ardhurat.

Nga ana tjetër edhe emigrant të cilët vijnë për të kaluar pushimet e tyre vjetore dhe sjellin me vete motorrat e ujit shprehen të indinjuar nga këto vonesa pasi atyre po u mbarojnë pushimet dhe mjeti të cilin e kanë sjellë me vete nuk lejohet të futet në ujë.

Në plazhin e Velipojës ende nuk janë vendosur tapat ose sic njihen ndryshe bovat ku përcaktohet zona e sigurtë për plazhistët dhe pjesa e sigurtë e qarkullimit të mjeteve lundruese. Nga ana tjetër pronarët e motorrave të ujit kanë kërcënuar se nëse kjo problematikë nuk merr zgjidhje atëherë pas dy ditëve do zbarkojnë gjithë mjetet e tyre para derës së Bashkisë Shkodër.

Lexoni dhe kete

VIJOJNE DEBATET PER SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Debatet për skemën e re të ndihmës ekonomike nuk ndalen. Këtë herë është institucioni i …