Breaking News

PENALIZOHET TURIZMI MALOR NE THETH, SHKAK RRUGA

Bllokimi i rrugës po penalizon turizimin dimëror në Theth. Dy turistë spanjollë kanë mbetur të bllokuar rrugës për në Alpe, ndaj nga aty kanë një thirrje për qeverinë, për t’i kushtuar më shumë vëmendje kësaj zone. Turistët spanjollë ishin nisur drejt Thethit, por kanë mbetur në mes të rrugës. Ndaj kanë një apel për autoritetet që të lirojnë rrugët, përndryshe është e pamundur që turistët të vijnë dhe të shohin mrekullitë.

“Këtu është e rëndësishme që qeveria të hapë rrugët, përndryshe turistët nuk mund të shohin këtë mrekulli. Përndryshe është e pamundur të flitet për turistët”.

“Në raste të tilla për të pastruar rrugën vjen ushtria, dhe ka shumë informacion në televizion, por kurrë nuk lejojnë rrugët në gjendje të tillë.”

Rruga e Dukagjinit është bllokuar prej më shumë se 3 javësh, ku segmenti nga Qafa e Thores në drejtim të Thethit është edhe pjesa më e rrezikshme me ngrica që mund tu kushtojnë jetën drejtuesve të mjeteve. Asnjë masë nuk është marrë deri më tani për pastrimin e rrugës nga bora, ndërsa me të njëjtën situatë të vështirë përballen edhe banorët e Kelmendit në Malësi te Madhe. Qarku Shkodër ka më shqetësuese gjendjen në Dukagjin, Lepushë dhe Iballë të Pukës.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes …