“PENDAT TË TRADITËS”, ALFRED ÇAPALIKU SJELL LIBRIN ME STUDIME LETRARE

Ai gjithmonë noton në studimin e autorëve të cilët janë të harruar ose të pa studiuar fare. Ndërsa i kthehet letërsisë së traditës, Profesor Alfred Çapaliku ka nxjerr në dritë librin e tij më të ri me studime letrare të autorëve të letërësisë shqipe, të cilët i ndanë në dy pjesë në autorë të ndalun, dhe në autor të ndaluar.

Në autorët e ndalun janë ata që jeta është treguar e pa mëshirëshme duke i ndalur ndërprerjen e jetës së tyre si fizikë ashtu edhe letrare dhe studiuese. Ndërsa autorët e ndaluar janë ata të cilët rrethanat politike u treguan të pa mëshirshëm ndaj tyre…

Studiuesi dhe shkrimtari magjister i shkencave Anton Gojçaj për pune studimore të profesor Alfred Çapalikut shkruan se “nga katedra e kritikut të lirë të pandikuar nga politika, jep një ndihmesë plot energji pozitive, diçka si një amnisti për autorët “e munguar” dhe veprat ëe tyre të ndaluara padrejtësishtë.

Kritika e tij anon kah eseistika me shpërthime mjaft spirituoze. Libri është botim i qëndrës së studimeve Albanologjike të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe vjen si një katalog porofilësh të shkrimtarëve. Një libër studimor prej 23 autorësh, ku disa janë të ndalur dhe disa të ndaluar.

Lexoni dhe kete

“MENDO PËR MUA” NGA FAHREDIN SPAHIJA

“Mendo për mua” titullohej ekspozita e hapur nga autori Fahredin Spahija në ambjentet e Galerisë …