Saturday , 7 December 2019

“PENGOI ZGJEDHJET NGA EKRANI” PROÇEDOHET FRAN FRROKAJ

Policia e Lezhës ka proçeduar penalisht në gjendje të lirë kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Në njoftimin e policisë thuhet se kryebashkiaku Frrokaj “gjatë një emisioni televiziv dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Kjo pasi ai ka deklaruar se në 30 qershor do të mbroj pronat nën administrimin e bashkisë. Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor kryetarin e Forumit Rinor tëPartisë Demokartike në Mirditë Gjergj Pergjonin dhe anetarin e FRPD Anton Kola që të dy banues në Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.Ndërkohë në një reagim ne rrjetin social facebook në lidhje me këtë çështje zëdhënësi i Bashkisë Lezhë Altin Mema shkruan
“Del gjysma e shtetit dhe qeveria qe shantazhojne popullin, blejne vota dhe kercenojne votuesit,dhe drejtesia fle,nuk shikon as tv,se dosjet jo e jo. Del perfaqesuesi i opozites qe flet per zgjedhje demokratike,jo te njeanshme,dhe nis procedim penal se ka pengu zgjedhjet nga ekrani ne Tirane” shprehet Mema.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …