PER HERE TE PARE NJE COMEDIA DEL’ARTE NE SHQIPERI

Per here te pare ne Shqiperi ne skene do ngjitet nje shfaqje e Comedia Del’Arte. “Kumarxhiu” nga Carlo Goldoni vjen ne regji dhe adoptim te tekstin nga regjisori i njohur nga Venecia Michele Modesto Casarin.

Nje shfaqje e cila vjen per here te pare ne Shqiperi edhe si tekst por edhe si produkcion ku spektatori Shqiptar do kete mundesi te shohin nje Comedia Del’Arte nga nje teater Shqiptar sic eshte Teatri ” Migjeni”. Per regjisorin e shfaqjes ardhja ne Shqiperi dhe puna me nje tekst te tille ka qene i nje rendesie te vecante.

“Ka qene nje pune e rendesishme per mua, sepse per here te pare ne Shqiperi behet nje shfaqje e Komedia Del’ Arte, dhe Shkodra ka shume ngjashmeri me Venecian. Zgjodha kete tekst qe godet se tepermi ashtu si ne periudhen kur eshte shkruar ludopatine, ose manine e bixhozit. Qe edhe sot eshte shume problematik sa cilesohet si nje semundje. Puna eshte krejt ndryshe dhe eshte nje teater ndryshe. Nuk synoj te ndryshoj aktoret por tek ata te le dicka qe do munden ta zhvillojne, sic eshte teatri qe une beje.”

I shkruar shume shekuj me pare ” Kumarxhiu” i Carlo Goldonit eshte nje pasqyre se deri ne cfare mase shkon shperftyrimi i nje personi i zhytur aq thelle ne bixhoz, makinacionet qe ai perdore duke mashtruar gjithkend dhe duke zhgenjyer edhe veten.

Ne shfaqje luajn aktoret e Teatrit Migjeni te Shkodres si Zyliha Miloti, Merita Smaja, Linda Jarani, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Fritz Selmani, Vladimir e Doda, si dhe aktori Shqiptaro-Italian Indri Shiroka. Ndersa maskat jane punuar enkas nga mjeshtri Stefano Parroco di Meduna. Kjo shfaqje vjen si nje bashkeprodhim i Teatri ” Migjeni” Shkoder dhe Instititit Italian te Kultures, ndersa do te shfaqet ne datat 3, 4 dhe 5 qershor ne ora 19:00.

Lexoni dhe kete

“TY MBI RERE TE VIZATOJ” TRIUMFON NE FESTIVALIN E KENGES PER FEMIJE

Kjo është kënga fituese e edicionit të 57-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë. …