Sunday , 8 December 2019

“PËR SHQIPËRINË SITUATA ËSHTË BËRË EDHE MË E VËSHTIRË PËR INTEGRIMIN”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë edhe më e vështirë për integrimin për shkak se vendi nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura. Basha veçoi raportin e OSBE/ODIHR-it për të treguar se në vend që Shqipëria të plotësonte kushtin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zhvilloi një proces antikushtetues votimesh moniste.

Një meritë e madhe i takon Partisë Demokratike, i takon opozitës që ka bërë betejat e duhura për Shqipërinë, për shqiptarët. Është e qartë se me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet në vend, Shqipëria po i largohet Europës shtoi Basha.

Sipas Bashës, kriteri bazë për të qenë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia dhe këtu konvergojnë jo vetëm interesat e PD dhe opozitës së bashkuar, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, për t’i dhënë fund një autokracie të korruptuar dhe të lidhur me krimin, dhe garantuar kushtet për demokraci funksionale.

Lexoni dhe kete

META ME KRITIKA PËR RAMËN DHE NDËRKOMBËTARËT

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur me tone të ashpra pas takimit me ish-presidentin …