Wednesday , 26 June 2019

PERBALLIMI I SITUATAVE TE ZJARREVE NE QARKUN SHKODER

Prefekti i Qarkut Shkodër zhvilloi këtë të marte një takim në Prefekturën e Qarkut Shkodër, ku në fokus ishin zjarret. Zjarret janë një nga sfidat me të cilat çdo sezon veror duhet të përballen një sërë institucionesh dhe fatkeqësisht rastet nuk kanë munguar në qarkun e Shkodres, ku në 3 vitet e fundit përllogaritet që në total të jenë shënuar 287 vatra aktive. Prefekti Pjetri kërkoi angazhim maksimal dhe forcim të punës së të gjitha institucioneve, ku fokusi kryesor është goditja e zjarrvënesve të qëllimshëm.

Ai tha se për identifikimin e personave zjarrvënës do të rritet bashkëpunimi qofte me njësitë vendore, policinë por edhe prokurorinë.

Pjetri bëri me dije se viti 2017 ishte më problematiku sa i përket renies së zjarreve në qarkun e Shkodres, ku u shënuan në total 201 vatra, ndërsa 2018-ta u mbyll me vetëm 34 të tilla.

Lexoni dhe kete

DORËHIQET DREJTORI I BURGUT TË REÇIT

Ndryshime në burgun e Reçit në Malësi të Madhe. Kështu, drejtori i këtij burgu, Gëzim …