Breaking News

PERBALLJA ME DINAMON, VLLAZNIA B KERKON FITOREN E PARE

Vllaznia B do te kerkoje te shtunen fitoren e pare ne kete sezon te ri te Kategorise se Pare. Shkodranet e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja do te presin ne fushen sportive “Reshit Rusi” ne oren 14:30 ekipin e Dinamos. Nje ekip me tradite dhe me tituj ne Shqiperi, por qe prej disa vitesh nuk merr pjese ne eliten e futbollit shqiptar.

Gjithsesi, edhe ndaj nje ekipi si Dinamo, ne kampin shkodran besojne te nje rezultat pozitiv. Dinamo humbi në shtëpi javen e kaluar përballe Egnatias. Dinamo ka grumbulluar vetëm katër pikë në po kaq ndeshje, dhe aktualisht mban vendin e 7-të në klasifikim. Ne krahun tjeter, Vllaznia B vjen ne kete takim pas barazimit te rendesishem 1 – 1 ndaj Korabit ne transferte. Pas 4 javesh kampionat ne Kategorine e Pare, Vllaznia B ndodhet ne vendin e parafundit me vetem 2 pike, po aq sa Burreli i vendit te fundit.

Ne 4 javet e para, ekipi i Krajes ka rregjistruar 2 barazime dhe 2 humbje, prandaj ndaj Dinamos kerkohet fitorja e pare ne kete sezon, duke qene se kjo ndeshje luhet ne shtepi, prane tifozeve te saj. Por, Vllaznia B pervec mbeshtetjes se tifozeve shkodrane, ka nevoje edhe per mbeshtetjen e drejtuesve te klubit Vllaznia. Lojtaret, por edhe trajneri Kraja ka kerkuar me shume vemendje nga drejtuesit me te larte te klubit Vllaznia, qe ti kushtohet rendesi edhe Vllaznise B, e cila merr pjese per here te pare ne Kategorine e Pare.

Lexoni dhe kete

TRAJNERI ERNEST GJOKA JEP DOREHEQJEN NGA VLLAZNIA

Humbja në kryeqytet thellon krizën tek shkodranët. Pas afrimit me Kategorinë e Parë, kuqeblutë tashmë …