PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT FLORENC BEQIRAJ

Përcillet për në banesen e fundit 23 vjecari Florenc Beqiraj nga Shkodra, i cili humbi jetën në një nga burgjet e Francës disa ditë më parë. Trupi i tij i pa jetë u soll diten e enjte nga Franca.

Ndërsa familja ka angazhuar një avokat me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, të tjera të dhëna dalin në dritë ku shtohen dyshimet se ndaj 23 vjecarit janë kryer akte dhune për cka edhe ka ndrruar jetë. Florenc Beqiraj kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil. Ai kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.Florenc Beqiraj është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Për tre javë me radhë është mbajtur në Polici dhe me 16 dhjetorë  policia franceze  e ka dorëzuar si të vdekur, në duart e doktorëve të spitalit në Marseille. Trupi i pa jetë i tij i tij është varrosur në varrezat e qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

NE MBESHTETJE TE ARRESTUARVE EDHE DEPUTETE TE OPOZITES

Ne mbeshtetje te arrestuarve kuksjane ishin edhe deputetet e opozites. Madje, ato u lejuan edhe …