PËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT ALI BUSHATI

Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit pasditen e së shtunës ikonës së volejbollit Ali Bushati.

Ai u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 78 vjeçare pas një sëmundje të rëndë duke lënë pas hidhërimin e madh tek familjarët e tij dhe jo vetëm.

Në ceremoninë e varrimit, disa nga të pranishmit, kanë vlerësuar lart figurën e këtij kollosi të sportit i cili gjatë karrierës së tij vuri Shkodrën dhe Vllazninë para të gjithë ekipeve të tjera…

Dhe në fakt figura të tilla si Ali Bushati i kanë bërë nder Shkodrës dhe klubit Vllaznia sepse me klasin dhe talentin që kanë patur, kanë ndihmuar për lartësimin e emrit të tyre në vite.

Lexoni dhe kete

PERRENJTE MALOR, SHQETESIM PER LEZHEN

Përmbytjet e tokave bujqësore, rrëshqitjet e dherave dhe dëme të tjera gjatë reshjeve të shiut …