PËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT MJESHTRI GËZIM KRUJA

Këtë të hënë është përcjellë për në banesën e fundit mjeshtri i humorit shkodran dhe shqiptar, Gëzim Kruja. Mes lotësh, familjarët u ndanë nga i afërmi i tyre. Rreth orës 12:00, kortezhi me trupin e pajetë të mjeshtrit të madh ka përshkuar rrugën që ai bënte çdo ditë me biçikletën, duke kaluar edhe para teatrit Migjeni.
Gëzim Kruja u nda nga jeta një ditë më parë, pas një sëmundje që e kishte prekur para një viti. Për mbi 60 vite kontribuoi duke u bërë një prej figurave më të dashura të artit shqiptar me pjesë të pafundme humoristike. Është një nga emblemat e skenës së humorit. Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmorë.
Mjeshtri shkodran ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ka ushtruar profesionin e humoristit. Ndërkohë që ka marrë disa cmime ndër vite. Gëzim Kruja u nda nga jeta në moshën 80-vjecare.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …