PËRDORIMI DHE RUAJTJA E VAKSINËS NË VEND

Vaksinat anti-COVID e Pfizer ruhen në depon qendrore të ISHP-së në kushte të larta sigurie, me policë në derën kryesore, në frigoriferë të mbyllur -80 gradë celcius me çelës dhe në ambiente të monitoruara me kamera sigurie.

Në ditën e tretë vaksinimit anti-COVID në vend, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuan këtë të mërkurë frigoriferët në ISHP ku ruhen vaksinat.

Ndër të tjera, Rama bëri me dije se shumë shpejt do të nis puna që laboratorët dhe frigoriferët për ruajtjen e vaksinave do të nxirren në një godinë të veçantë.

Lexoni dhe kete

MATURANTËT NË PROTESTË PËR PROVIMIN E MATEMATIKËS

Në mes të provimeve, maturantët në vend kanë nisur sot protestat. Maturantët nga gjimnaze të …