PERDORIMI I DROGES NE SHKOLLAT E LEZHES

Një javë më parë policia Lezhës arrestoi një të ri i cili u kap me drogë pranë ambjenteve pwrreth shkollave, në tentativë për ta shpërndarë.Kjo do të thotë se përdorimi i lëndëve narkotike ka deportuar edhe në insitucionet arsimore, ndërsa fenomeni shihet si mjaft shqetësues.Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj, thotë se janë evidentuar raste të përdorimit të lëndëve narkotike në shkolla dhe po ndiqen me përparsi nga insitucionet përgjegjëse.

Përdorimi i droges nga nxënësit është më evident në shkollat e qytetit.Psikologu Ndue Dragusha, shprehet se në shumicen e rasteve moshat e reja bien viktimë e konsumimit të lëndëve narkotike.

Për të frenuar përdorimin e lëndëve narkotike nga nxënësit, policia e Lezhës ka shtuar prezencen e sajë në ambjentet përreth shkollave, ndërsa po bashkëpunohet me drejtuesit e arsimit për ti identifikuar dhe goditur raste të tilla.

Lexoni dhe kete

JAVA OLIMPIKE NE GJIMNAZIN “OSO KUKA” SHKODER

Në kuadër të javës Olimpike, gjimnazi “Oso Kuka” organizoi këtë të hënë aktivitetin final për …