PERFORMANCE NE TE ARDHURA DHE NE SHERBIMIN E TATIMPAGUESVE

Performanca e mirë e të ardhurave të realizuara për vitin 2018 e ka renditur Drejtorinë Rajonale Tatimore të Shkodrës si ‘Drejtorinë e muajit.’ Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo drejtori ka arkëtuar neto në total rreth 5.4 miliardë lekë ose rreth 0.16% më shumë nga sa ishte planifikuar për vitin e kaluar.

Ndërsa, krahasuar me vitin 2017, kjo shifër përllogaritet rreth 9.08% më shumë gjatë vitit të kaluar. Kjo drejtori ka pasur performancë të mirë edhe sa i takon shërbimit të tatimpaguesve, pasi në 2018-ën janë asistuar ‘ballë për ballë’ rreth 18 748 tatimpagues. Ndërkohë, pozitiv është paraqitur edhe treguesi i regjistrimit të bizneseve të reja, shifër e cila sipas DPT-së u rrit me 19% krahasuar me vitin 2017.

Ruajtja e treguesve pozitivë, rritja e nivelit të përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve, si dhe ofrimi i shërbimeve në një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak kosto për individët dhe sipërmarrësit e këtij rajoni janë edhe disa nga objektivat kryesorë të këtij viti për DRT Shkodër.

Lexoni dhe kete

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME SHKOLLA NË ROMË TË ITALISË

Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në qytetin e Shkodrës po kërkon të arrijë një tjetër marrëveshje …