Wednesday , 2 December 2020

PERFSHIRJA E PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR NE ZYREN E PUNES

Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar ne bashkepunim me Drejtorine e Zyres se Punes Shkoder zhvilluan kete te Marte nje takim ne qytetin e Shkodres, ne kuader te projektit me titull “Fuqizimi Ekonomik i Personave me Aftesi te Kufizuara”. Koordinatorja e programit te punesimit prane Fondacionit Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar, Florida Kalemi, tha se jemi ketu per te punuar qe te permiresojme ofrimin e sherbimit per personat me aftesi te kufizuar.

Ndersa, drejtoresha e Zyres se Punes Shkoder, Rozafa Zmijani, theksoi se rreth 47 persona me aftesi te kufizuar kane perfituar nga kurset e formimit profesional.

Nje nga elementet me te rendesishem te procesit te perfshirjes reale te personave me aftesi te kufizuar ne tregun e punes, njekohesisht sfide ne kete proces, eshte edhe garantimi i akomodimit te arsyeshem.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …