Monday , 24 February 2020
Breaking News

PËRFUNDOJNË PUNIMET NË RRUGËN “LORO NODAJ” NË GURIN E ZI

Rruga “Loro Nodaj” në Njësinë Administrative Guri i Zi, ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj. Për herë të parë, ajo është rikonstruktuar plotësisht, duke lehtësuar lëvizshmërinë e njerëzve, mjeteve e mallrave për një komunitet shumë të madh banorësh. Rikonstruksioni i saj i ka dhënë zgjidhje problemit të ujrave të bardha, të cilët zbrisnin nga kodrat duke vështirësuar jetesën e banorëve.

Investimi i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 11,5 milion lekë të reja, është në vazhdën e ndërhyrjeve që janë relizuar gjatë katër viteve në këtë njësi administrative. Investimet do të vazhdojnë edhe në muajt e vitet në vijim, ashtu si në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Lexoni dhe kete

SHQIPTARET NE ARKIVAT MALAZEZE

Hajrullah Hajdari studjuesi nga Mali i Zi ka zhvilluar në Shkodër promovimin e tre librave …